Musk tregon 60 satelitët, që do të ndihmojnë për ta bërë internetin shumë më të shpejtë (Foto)

0

Së shpejti do të instalohen në SpaceX, elementet e para të projektit Starlink.

Në një postim në Twitter, Elon Musk ka treguar 60 satelitët e fuqishëm që ndodhen në pjesën përbërëse të raketës Falcon.Këta harduerë janë hapat e parë të projektit Starlink, apo një platforme që do të qëndrojë në hapësirë, për të rrezatuar internet shumë më të fuqishëm në Tokë.Dërgimi parë i këtyre satelitëve për në hpësirë, pritet të ndodhë brenda kësaj jave, që do të pasohet nga një tjetër. Të dyja do të shërbejnë si demonstrim i kompanisë, për të parë nëse ka mundësi që prej këtyre platformave të furnizohet me internet më të fortë planeti ynë.Deri në kompletimin e Starlink, do të ketë edhe shumë dërgesa të njejta, mbase derisa të krijohet një prej prej njëmijë satelitëve. Më vonë, kjo strukture do të ndihmojë për ta bërë internetin më të forte, si dhe sigurimin e rrjetit edhe nëpër zonat më të largëta.

View image on TwitterView image on Twitter