Aksident në Tetovë, humb jetën një 18-vjeçar

0

Aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tetovë, ku si pasojë një 18-vjeçar ka humbur jetën.

Jozrytarisht mësohet se aksidenti ka ndodhur pasi dy makina të tipit “Audi” dhe “Renualt” kanë berë garë dhe të dyja kanë humbur kontrollin duke përfunduar kështu në një park në lagjen “160” në Tetovë, ku janë përplasur me pemët.

Siç mëson Alsat, në aksidentin tragjik ka edhe persona tjerë të lënduar, mirëpo ende nuk dihet numri i saktë i personave që kanë pësuar nga aksidenti

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të policisë, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikës.