Filipçe dhe Ademi do të tentojnë të merren vesh për vaksinimin e filloristëve

0

“Nuk heqim dorë që të mos pranohen në shkolla dhe çerdhe fëmijë të pavaksinuar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i vihet fundi epidemisë së fruthit”. Kështu deklaron ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ndryshe nga ai i Arsimit Arbër Ademi që një ditë më parë tha se do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me kolegun e tij nga dikasteri i Shëndetësisë për këtë çështje. Ai  më tej zbuloi se në takimin që do të mbahet mes këtyre dy ministrive, do të merr pjesë edhe ministrja e Drejtësië Renata Deskoska, kurse vendimi përfundimtar, do të bëhet publik ditën e hënë.

“Qëndrimi i paqartë vjen nga kontradiktat në vet ligjin sipas të cilit arsimi fillor është obligueshëm, megjithatë gjatë regjistrimit është e obligueshme që prindërit ta paraqesin edhe kartonin e vaksinal. Ne kemi caktuar takim gjatë kësaj fundjave, me qëllim që të hënën përfundimisht të sqarohet kjo çështje dhe të dalim me qëndrim të harmonizuar, do të kemi edhe ekspert të drejtës kushtetuese. Kemi konsultuar edhe ministren e Drejtësisë e cila është ekspert e lartë në këtë fushë. Mbetemi në qëndrimin që të regjistrohen vetëm fëmijë të vaksinuar, kjo është mënyra e vetme fillimisht t’i jepet fund kësaj epidemie dhe në të ardhmen mos të na ndodhin ngjarje të këtilla”.

Ministri Filipçe më tej tha se në gjendje kritike nga epidemia e fruthit vazhdojnë të mbeten dy pacientë në Klinikën Infektive ku gjithsej të shtruar janë 30 persona. Para një dite, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi deklaroi se ka raste që nuk janë pranuar filloristë nëpër shkolla, për faktin se nuk e kanë poseduar dokumentin që dëshmon se ato e kanë pranuar vaksinën MRP, kundër fruthit.

Një ditë më parë drejtori i Institutit për Shëndet Publik dhe anëtar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se javët e fundit gjithashtu ka një numër të madh të personave të prekur nga fruthi, kurse raste të vërtetuara pas analizave laboratorike janë 100, të cilët janë hospitalizuar.

Deri tani, që nga shpallja e epidemisë janë vaksinuar rreth 24.000 persona, kurse të pavaksinuar mbeten 19.000 fëmijë jashtë qytetit të Shkupit.