Statistikë: Me taksi vjet janë transportuar 37,7 milionë pasagjerë

0

Vitin e kaluar me 2,342 automjete taksi janë transportuar 37,779,000 pasagjerë, nga të cilët 31,373,000 në transportin e qytetit, ndërsa 6,406,000 pasagjerë u transportuan në transportin ndër urban, tregon studimi mbi transportin e taksive të Entit Shtetëror të Statistikave, duke përfshirë automjetet për pasagjerë të 214 njësive raportuese.

Me numrin e njëjtë të automjeteve, janë kaluar 76,430,000 kilometra, nga të cilat 65,374,000 në transportin e qytetit, ndërsa 11,056,000 kilometra janë bërë në transportin ndër urban.