Tetovë, furgoni aksidenton plakën 77 vjeçare

0

Dje rreth orës 10 e 20 minuta, në parkingun në rrugën ,,Iliria,, në Tetovë, furgoni ngarkuas i tipit ,,Fiat Dukato,, me targa të Shkupit,  të cilin e ka drejtuar 34-vjeëari N.M. nga Shkupi, duke kthyer mbrapa ka aksidentuar këmbësoren 77-vjeçare B.N. nga Tetova.

Gjatë aksidentimit B.N. ka marur lëndime të rënda trupore dhe me të njëjtin furgon është dërguar dhe mbajtur në Spitalin klinik të Tetovës për mjekim të mëtutjeshëm.

Është kryer inspektimi komplet në vendin e ngjarjes.