Ballina MAQEDONI Përgatitet rregullorja e re për çmimin e derivateve në Maqedoni

Përgatitet rregullorja e re për çmimin e derivateve në Maqedoni

0

Zv. kryeministri Angjushev dyshon në rregullshmërinë e të gjitha licencave që janë dhënë deri më tani.

“Po. Ka mbi 60 licenca që sipas meje nuk janë të gjitha të rregullta dhe duhet të shqyrtohen. Edhe “Makpetroli” edhe “OKTA” kanë të drejtë, edhe në të kaluarën janë ndarë licenca dhe mendoj se duhet të përgjigjet ai që i ka ndarë ato, para se gjithash ish KRE-ja”- u shpreh – Koço Angjushev- zëvendës/ kryeministër

Drejtori i “Makpetrol” akuzon se janë vendosur në pozitë jo të barabartë me tregtarët e vegjël dhe kërkon kontroll më të madh nga shteti.

“Më sqaroni pra kur kemi mbi 60 tregtarë që i kanë të drejtat e njëjta si “Makpetrol”, “Okta” dhe “Lukoil” ndërsa nuk i kanë obligimet e njëjta, a jemi ne në pozitë të barabartë? A ka komision kundër monopolit? A ka komision për mbrojtje nga konkurrenca e cila në këtë rast do ta kontrollonte sjelljen e tregtarëve kur mund të ketë liberalizim të tregut”- theksoi Andrea Josifovski- kryetar i KD “Makpetrol”

Rregullorja e re del nga Ligji i ri për energjetikë që pritet gjatë javës së ardhshme të votohet në Kuvend dhe të firmoset nga presidenti i ri.