Lirohet nga paraburgimi edhe i dyshuari i fundit për aksidentin në “Llaskarcë”

0

Gjykata ka marrë vendim që të lirojë nga paraburgimi edhe të dyshuarin e fundit për aksidentin në “Llaskarcë”. Udhëheqësi i “Durmo Turs” është personi i tretë që lirohet për arrest shtëpiak për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore.

Javën e kaluar gjykata i caktoi arrest shtëpiak edhe shoferit të autobusit dhe pronarit të “Durmo Turs”, të cilë që nga mesi i muajit mars ishin në paraburgim në burgun e Shuto Orizares.

“Me vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 të gjashtë të akuzuarve iu është caktuar arrest shtëpiak. Nga këta, tre janë të punësuar në stacionin për kontroll teknik për të cilët menjëherë është hapur procedurë hetimore, ndërsa tre të tjerëve iu është caktuar fillimisht paraburgim që pastaj vendimi u ndryshua në arrest shtëpiak”, thonë nga prokuroria për “A1on” dhe shtojnë se do të ngritin ankesë kundër vendimit të gjykatës.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, autobusi ka pasur probleme me frenim dhe me shpejtësinë e vozitjes, si dhe lëshime gjatë punës së kompanisë, të cilat kanë qenë shkaktar për aksidentin tragjik në Llaskarcë.