Arrestohen tre të rinj në Tetovë, policia ju gjeti mariuhanë në veturë

0

Pjesëtarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, mbrëmë rreth orës 21 e 55 minuta, në rrugën lokale Kopanicë-Tudencë të Tetovës, kanë ndaluar veturën e tipit ,,Mercedes,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 22-vjeçari S.S. nga Tetova, ku në veturë si bashkudhëtarë kanë qenë 21-vjeçari A.L. nga Tetova, 20-vjeçari B.I. nga fshati Poroj si dhe një 17-vjeçar nga Tetova.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marihuanë dhe tra personat janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, ndërsa 17-vjeçarit do të thirret në Stacion policor për zbardhjen e plotë të rastit, ku edhe do të pasojnë parashtresa adekuate.