Ndiqet penalisht banori i Ohrit, kapet me marihuanë

0

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër S.T.(53) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “, transmeton Almakos.

Me 04.05.2019 rreth orës 04.00 në rrugën ‘Partizani’ në Ohër ai është parë duke pirë marihuanë. Në mënyrë shtesë gjatë kontrollit të kryer në bazë të urdhrit gjyqësor, në veturën e tij “Opel Insignia” dhe në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë si dhe më shumë lëndë të lidhura me veprën penale.