Kinezët të interesuar për blerjen e vendlindjes së Titos

0

Për blerjen e hotelit “Zagroje” në Kumrovec (vendlindja e Titos në Kroaci), Ministrisë së Pronës Shtetërore kroate i ka arritur nga Shoqëria Tregtare kineze e patundshmërive Zhongya, oferta prej mbi 14 milionë kuna (1.9 milionë euro), dhe për këtë ofertë pritet së shpejti vendimi i qeverisë, raporton telegraf.hr.

Hotel “Zagorja” është ish-Shkolla Politike në Kumrovc, që ka një sipërfaqe rreth 27 mijë metra katror, që është pronë shtetërore.

këtë pronë të patundshme, e cila ka nisur të shkatërrohet, kohë më parë ka shprehur biznesmenja Jiang Yu, e cila ka udhëtuar shpesh në Kumrovec dhe ka shprehur dëshirën që këtë shkollë ta shndërrojë në hotel, e po ashtu ka prezantuar ide të tjera për krijimin e lulishtes përkujtimore Josip Broz Tito në atë ambient.