Zaev: Asaf Ademi tërhiqet nga posti i ministrit për shkaqe shëndetësore

0

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi dorëheqjen e ministrit të Kulturës, Asaf Ademi. Sipas Zaev, Ademi tërhiqet nga posti për shkaqe shëndetësore.

“Fillojmë analizat me bashkëpunëtorët e mi, fillimisht duhet të mbyllen oficialisht zgjedhjet. Do të ketë ndryshime duke filluar nga ministrat, zv/ ministrat dhe ndërrime të disa funksionareve që nuk kanë treguar rezultate. Sot pres ministri i kulturës të jep dorëheqje, për shkaqe shëndetësore”, tha Zaev.