Braho: Fitore historike e kualicionit qeverisës, lidershipit opozitar i vihet në dyshim besueshmëria!

0
Nga: Armand Braho

Fitore historike e kualicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut!

Tashmë është vërtetuar që qytetarët mbështetën kandidatin konsensual të ardhur si propozim i partisë Shqiptare, Bashkimit Demokrat për Integrim dhe asaj Maqedonase LSDM. Arritja e censusit dhe avantazhi i Stevo Pendarovskit është një mesazh i qartë për opozitën Maqedone dhe atë Shqiptare. 
Ne këtë rast krerët e këtyre partive duhet që ti nënshtrohen ristrukturimeve të brendëshme, sepse është vënë në dyshim lidershipi drejtues, i cili dhe ka humbur besimin tek qytetarët! Edhe një hëre u vërtetua që faktori Shqiptar, është vendimtari në proçese të tilla. Maqedonia e Veriut ashtu si Shqipëria meritojnë sa më shpejt integrimin Euro-Atlantik, i cili mund të arrihet vetëm me konsensusin e faktorve vëndas, për problematikat e brendëshme.
Maqedonia e Veriut një hap më pranë BE-së