Prishtinë, nga ky muaj gjoba për ata që shpërndanë fletushka

0

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të udhëzimit administrativ për ndëshkimin me gjoba mandatore, hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet gjoba 90 euro.

Komuna thotë se me qëllim të ruajtjes së ambientit, që nga data 1 maj, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që shpërndanë fletushka/broshura nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive, etj.