Sikurse edhe ishte lajmëruar, opozita ka nisur bllokimin e rrugëve në të 12 qarqet e vendit, bllokim i cili pritet të zgjasë më shumë se dy orë. Lideri i PB-së, Lulzim Basha ka marshuar me protestuesit në Elbasan, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e pranishme në Durrës. protesta-rrethe Ndërkohë që ka nisur grumbulimi i protestuesve në të 12 qarqet e vendit, aktualisht situata paraqitet e qetë, përjashtuar një incident të Shkodër, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë për shkak të bllokimit të rrugës. Ndërkohë bllokimi i rrugëve ka nisur edhe në Gjirokastër. Në këtë qark protesta është nën drejtimin e ish-deputetit Tritan Shehu. Ata janë vendosur tek Ura e Leklit në kryqëzimin Tepelene-Gjirokastër-Përmet. Po ashtu edhe në Vlorë janë grumbulluar protestuesit, ndërsa situata është e qetë. Në këtë qark, protesta do të jetë nën drejtimin e ish-deputetes së PD-së, Nadire Meçorapja. protesta rretheBasha-Elbasan-nis-protesta1Basha-Elbasan-nis-protesta

0

Sikurse edhe ishte lajmëruar, opozita ka nisur bllokimin e rrugëve në të 12 qarqet e vendit, bllokim i cili pritet të zgjasë më shumë se dy orë.

Lideri i PB-së, Lulzim Basha ka marshuar me protestuesit në Elbasan, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e pranishme në Durrës

Ndërkohë që ka nisur grumbulimi i protestuesve në të 12 qarqet e vendit, aktualisht situata ka filluar të shoqërohet edhe me disa incidente mes protestuesve e policisë.

Dasho=Aliko

18:47

Bllokimi i aksit rrugor në Kakavijë ka shkaktuar protesta në radhën e kalimtarëve. Një qytetare e konsideroi turp atë që po ndodhte në mes të rrugës. “Kush e organizon këtë? Unë të bëj urinën në shkurre? 90 vjeçe? Turp! Vota nuk merret me dhunë”, thotë qytetarja.

Ndërkohë, punonjësit e policisë kanë kërkuar hapjen e rrugës, duke u përfshirë në debate me organizatorët e protestës si Dasho Aliko, kryetar i PD Gjirokastër.

 

Ora 18:21

Ka filluar të tensionohet situata mes protestuesve dhe policisë në Fier, ku janë shënuar incidentet e parë, ku protestuesit janë përplasur me policinë në rrugën nacionale te Ura e Mbrostarit

protesta shkoder

Ora 18:13

Bllokimi i rrugës ka sjellë debat mes policisë dhe protestuesve në Shkodër.

18:07

Protesta e opozitës po zhvillohet në këto momete edhe në qarkun e Didrës, ku shumë anëtarë, qytetarë dhe simpatizantë kanë bllokuar rrugët, ndërsa vijojnë të djegin goma mjetesh.

Ora 18:01

Ndërkohë bllokimi i rrugëve ka nisur edhe në Gjirokastër. Në këtë qark protesta është nën drejtimin e ish-deputetit Tritan Shehu. Ata janë vendosur tek Ura e Leklit në kryqëzimin Tepelene-Gjirokastër-Përmet.

Ora 17:59

Po ashtu edhe në Vlorë janë grumbulluar protestuesit, ndërsa situata është e qetë. Në këtë qark, protesta do të jetë nën drejtimin e ish-deputetes së PD-së, Nadire Meçorapja.

Ora 17:57

Bllokohet rrethrrotullimi te ‘Shqiponja’ në Tiranë

Ora 17:52

Basha në Elbasan, gati bllokimi i rrugës në kryqëzimin e Bradasheshit

protesta rretheBasha-Elbasan-nis-protesta1Basha-Elbasan-nis-protesta