Adelina Ismaili nominohet për çmim nga ‘Global Woman Summit 2019’

0

Këngëtarja e famshme shqiptare Adelina Ismaili ëshë nominuar nga ‘Gloval Woman Summit 2019” në Basel, për të marrë çmimin si “Gruaja më me influencë në Kosovë”.

Këngëtarja këtë nominim e ka marrë falë karrierës së saj të bujshme muzikore dhe si njëra ndër gratë shqiptare që ka thyer tabutë.

 

Në vitet e 90 dhe në fillim të viteve 2000 ajo kishte arritur që të bënte famë e të gëzonte shumë popullaritet për shkak të paraqitjeve të saja skenike të cilat ishin një paralel univers me strukturën sociale të kohës dhe mentalitetin e atëhershëm.

Ajo ishte kurorëzuar edhe Miss Kosova në vitin 1997 derisa për shumë vjet njihet edhe si një seks simbol shqiptar.