31 helmeta për 31 punëtorë të vdekur në vendin e punës

0

Organizata studentore “Studim-Kritikë-Veprim” ka organizuar sot një aksion simbolik në ditën e 1 Majit.

Këta aktivistë u ndalën tek Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke vazhduar te BSPK-ja në drejtim të Qeverisë.

“Aktivistë të SKV-së përmes një instalacioni shprehën gjendjen tejet shqetësuese me vdekjen e punëtorëve, seç herë e në rritje nga firma të ndryshne ndërtimore dhe jo vetëm. Përballë qeverisë u vendosën 31 helmeta për 31 punëtorë që gjetën vdekjen në vendin e punës e të cilat nga institucionet trajtohen si aksidente të zakonshme”, thuhet në njoftim.

Kjo organizatë njofton se kur aktivistët, përmes një aksioni simbolik duan të shpërfaqin këtë gjendje alarmante, komuna e Prishtinës “me arrogancë e ndalon një aktivitet të tillë”.

“Komuna e Prishtinës si dhe shefat e shefave duhet ta kuptojnë që të drejtat e punëtorëve, studentëve dhe qytetarëve të Republikës janë shumë më të fuqishme se interesat meskine të pushtetarëve dhe grykësve oligark”, thuhet në njoftim.