U largua nga Kosova për jetë më të mirë, vdiq në ditën e parë të punës në Gjermani!

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen Thaçi nga Llapushniku i Drenasit, 35 vjeçari Hajdin Thaçi ka vdekur në vendin e tij të punës në Gjermani, pak ditë pasi filloi punën atje.

Thaçi e la Kosovën duke ikur për në Gjermani për të siguruar një jetë më të mirë, por atje në ditët e tij të para të punës ai ka rënë nga skelet e katit të katërt të një ndërtese ku punonte dhe vdiq në vend.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes Facebook’ut, ku kanë shkruar se nuk ju besohet se kjo i ka ndodhur djalit të tyre Hajdin Thaçit, transmeton Gazeta Metro.

Hajdin Thaçi ka lënë në shtëpi gruan me dy fëmijëve, ndërkohë familja ka hapur dyert për të pame, derisa ende nuk dihet saktësisht kur do të kthehet trupi i pajetë i Hajdinit në Kosovë.