Demant: Dëshirojmë të demantojm lajmin se Komuna e Strugës nuk ka mirëpritur Arbëreshët e Italisë

0

Demant
Dëshirojmë të demantojm lajmin se Komuna e Strugës nuk ka mirëpritur Arbëreshët e Italisë

Deri tek Kryetari i Komunës së Strugës nuk ka arritur asnjë informim apo kërkesë zyrtare për mbulesën e shpenzimeve të akomodimit apo dhe shpenzimeve tjera shtesë. Asnjë nga organizatorët nuk ka njoftuar Kryetarin dhe Komunën në mënyrë zyrtare për aktivitetet e planifikuara në lidhje me Arbëreshët.

Kryetari i Strugës është informuar në mënyrë jozyrtare për vizitën e Arbëreshëve në Komunën e Strugës dhe atë në mungesë të informacionit të plotë Komuna e Strugës ka kërkuar mirëpritjen dhe ishte e gatshme për shoqërimin përgjatë gjith qëndrimit të tyre në Strugë.

Kërkojmë që me raste të tilla si vizita e një personaliteti kombëtar të mos abuzohet dhe keqinterpretohet. Në raste të tilla organizatorët duhet të bashkëpunojnë me Komunën me shkres dhe kërkesë zyrtare, dhe të mos krijohen tensione dhe keqinterpretime.

Komuna e Strugës është e hapur dhe bën thirrje për të gjith qytetarët e Strugës apo OJQ që merren me aktivitete të tilla ta pasurojnë qytetin tonë me vizita të tilla të cilat rrisin imazhin e struganëve dhe Strugës.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës