Ballina Shqipëri Protesta e opozitës, bllokohen rrugët kombëtare në 5 qytete

Protesta e opozitës, bllokohen rrugët kombëtare në 5 qytete

0

Opozita e bashkuar në Shqipëri nis nga kjo e enjte protestat rajonale duke bllokuar akse kombëtare. Bllokimi i rrugëve do të ndodhë në orën 18:00 dhe do të përfshijë 5 qytete.

Në kryeqytet, do te bllokohet rrethrrotullimi te ish-sheshi “Shqiponja”, ndërsa në Elbasan ai i Bradasheshit.

Në Durrës, bllokimi do të ndodhë përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë në autostradën Plepa – Kavajë, në Milot te Karburanti në Autostradë, ndërsa në Fier te rethrrotullimi i Sheqit.

Vendimi për bllokimin e akseve rrugore u mor në mbledhjen e Këshillit Kombëtar në vijim të përshkallëzimit të aksionit të opozitës, e cila ka vendosur të mos hyjë në betejën vendore pa u siguruar për zgjedhje të lira dhe të ndershme.