Pas ‘përplasjes’ me Motrat Mustafa, Shyhretja bën veprimin e papritur (Foto)

0

Motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli janë këngëtaret e mirënjohura kosovare dhe që vijnë nga i njëjti fshat.

Ato ishin mike të ngushta deri pak para dy muajve, përcjell ORAinfo.Ishin këngët që të dyja palët bënë për nënat e tyre ato që u bënë ‘mollë sherri’ për prishjen e tyre.

Tani ato nuk flasin me njëra-tjetrën dhe së fundi e kanë pasur edhe një ‘përplasje’ indirekte ku të dyja anët u munduan ta shfajësonin veten.

Mirëpo, kjo duket se nuk po e shqetëson Shyhreten, ajo ka vendosur ta vazhdojë punën e saj dhe sonte do të jetë e pranishme në një koncert.