Ballina MAQEDONI Nëntë aksidente në Shkup, dy persona rëndë të lënduar

Nëntë aksidente në Shkup, dy persona rëndë të lënduar

0

Nëntë aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në nivel rajonin e Shkupit, pesë nga të cilët me dëm material, dy me lëndime të rënda, ndërsa dy me lëndime të lehta trupore.

Gjithsej 22 persona janë dënuar pasi kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 17 sepse kanë folur në celular, ndërsa nëntë sepse nuk kanë mbajtur rripin e sigurisë.

Janë përjashtuar nga trafiku 18 shoferë, 17 nga të cilët pa patent shoferi dhe një shofer fillestar.

Janë dënuar edhe këmbësorë, 22 prej të cilëve nuk kanë kaluar rrugën në vendin e shënuar për këmbësorë dhe shtatë kanë kaluar në dritë të kuqe.

Me “merimangë” janë ngritur 44 automjete, ndërsa janë përjashtuar 15, të gjitha sepse nuk kanë qenë të regjistruara.