14 % e të punësuarve në Ballkanin Perëndimor janë në sektorin e turizmit

0

Rreth 14 për qind e të punësuarve në vendet e Ballkanit Perëndimor janë në sektorin e turizmit, ndërsa rajonin vitin e kaluar e kanë vizituar më shumë se 12 milionë turistë, theksoi sot një përfaqësues i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB) në takimin e agjencive turistike dhe tur-operatorë të rajonit që është mbajtur në Beograd.

Ruta e parë e quajtur “Kryqëzimi i civilizimeve” dhe i përfshin lokalitetet dhe vendet e trashëgimisë së përbashkët kulturore të periudhës romake, bizantine, osmane dhe austro-hungareze.

Ruta e dytë është quajtur “Rruga e monumenteve të Ballkanit” dhe mbështetet në artin dhe disenjin futuristik  të përmendoreve  kushtuar Luftës së Dytë Botërore në të gjithë rajonin.

Për secilën rutë të KRB-së në koncepton e tyre janë shënuar rreth 40 destinacione.

“Përveç trupave që menaxhojnë me lokalitetet e trashëgimisë kulturore të cilat janë institucione publike, të gjitha të tjerat ofrues të shërbimeve vijnë nga sektori privat nga i cili jetojnë 14 për qind e të punësuarve në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Snezhana Dervishkadiq, lidere e ekipit projektues për zhvillim dhe promovim të turizmit pranë KRB.