Porosia e Haradinajt për prodhuesit vendorë: Ruajeni kualitetin

0

Prodhuesit vendorë, pjesëmarrës në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, i ka vizituar kryeministri Ramush Haradinaj.

 

Haradinaj ka apeluar te prodhuesit vendorë që ta ruajnë kualitetin, pasi eventualisht mund të ballafaqohen me konkurrencën, në rast të heqjes së taksës për produktet serbe.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Haradinaj është pyetur edhe për Samitin e Berlinit dhe pritjet nga ky i fundit.

Derisa, nga panairi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka parë zhvillime pozitive.

Panairi ka qenë organizim i përbashkët i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës