Avionët amerikanë që bombarduan Serbinë vijnë në Maqedoni

0

Nga 20 maji deri më 15 qershor në Maqedoni do të organizohet stërvitje ushtarake ndërkombëtare “Goditja vendimtare 2019”.

Pjesëmarrës në këtë stërvitje do të jenë ushtarë nga shumë vende nën patronatin e SHBA-ve. Deri tani pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar ushtarë nga Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, Lituania, etj.

Qëllimi kryesor stërvitjes do të jetë vendosja e shpejtë e qetësisë në situatë krizash. Sipas paralajmërimeve në Krivollak do të fluturojnë edhe avionët amerikanë “B-1B”, me të cilët në vitin 1999 u bombarduar Serbia, transmetojnë mediumet serbe.