Erektionspillen onefitpapafitness.ch Erektionspillen genéricos potencia en España
Ballina Auto New York Auto Show: 10 modelet e reja që u prezantuan deri...

New York Auto Show: 10 modelet e reja që u prezantuan deri tani (Foto)

0

Shumë kompani automobilistike, janë përgatitur mirë për këtë aktivitet të rëndësishëm

Janë bërë katër ditë që kur ka filluar New York Auto Show, ndërsa deri më tani janë prezantuar 10 modele të reja,.

Shumë crossover dhe SUV, koncepte si dhe befasi të shumta nga kompanitë automobilistike, janë prezantuar në edicionin e këtij viti. Deri më tani, këto janë modelet kryesore, ndërsa deri të dielën kur mbyllet panairi, mund të ketë edhe risi tjera.

Hyundai Venue

Me modelin Venue, që është pak më i vogël se Kona, Hyundai hyn për herë të parë në linjën e makinave kompakte crossover. Kjo makinë ka formë katrore dhe një stil të veçantë ndërsa është e pajisur edhe me teknologji të lartë.

Mercedes-Benz GLS

Ky është një Mercedes masiv, për të cilin është punuar për një kohë të gjatë. Kjo GLS prodhon 362 kuaj fuqi, bashkë me motorin elektrik prej 48 voltëve. Në pjesën e përparme, shoferi e ka një panel shumë të kompletuar, që e ka sistemin më të ri MBUX.

Lincoln Corsair

Emri Corsair është rikthyer, për ta zëvendësuar MKC që ka shumë vite në tre. Në këtë makinë të re, Lincoln ka vendosur motorin me 2.0 litra, që prodhon deri në 280 kuaj fuqi.

Subaru Outback

Në të njëjtin panair, që e prezantoi modelin Forester gjatë vitit të kaluar, Subaru e ka shfrytëzuar për ta prezantuar modelin e ri Outback. Derisa përjashta nuk ka ndryshime të mëdha, nën kapak ka ndryshime të mëdha, duke filluar prej motorit me 2.5 litra që prodhon deri në 182 kuaj fuqi. Brenda ka shumë ndryshim teknologjike, përfshirë ekranin gjigant prej 11.6 inç.

Genesis Mint Concept

Në New York Auto Show, Genesis prezanton shpesh koncepte makinash, sikurse edhe në këtë edicion që e prezantoi modelin Mint. Kjo është një makinë elektrike urbane për dy persona, me një stil shumë të theksuar, që pritet të ketë përdorim shumë praktik.

Cadillac CT5

Modeli CT5 i ri, zëvendëson ATS dhe CTS, që dikur dilnin nga linjat e prodhimit të Cadillac. Kjo makinë prodhon deri në 335 kuaj fuqi, ndërsa ka mundësi të vozitjes gjysmë autonome.

Toyota Highlander

Gjenerata re e Highlander, është një SUV gjigant për tetë persona, që mund të vozitet nëpër të gjitha terrenet. E ndërtuar në platformën e re të kompanisë Toyota, ky model prodhon deri në 240 kuaj fuqi.

Porsche 911 Speedster

Megjithëse është prezantuar modeli ri 992-generation, Porsche ka vendosur ta sjellë në New York Auto Show edhe 911 Speedster Kjo makinë me 502 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 3.8 sekonda.

Kia Stinger GT-S

Në këtë panair, Kia është prezantuar me një Stinger të fuqishëm, të quajtur GT-S. I ndërtuar nga metali me fibra karboni, kjo makinë sportive do të ndërtohet në vetëm 800 njësi.

Jaguar XE

Derisa nuk u bë pjesë e Geneva Motor Show, kompani Jaguar nuk e anashkaloi New York Auto Show ku u prezantua me modelin XE. Me drita shumë më të ngushta dhe pjesë shumë më të fryra, makina duke shumë më ndryshe se modeli aktual. Modeli bazë, e ka motorin me 2.0 litra që prodhon 247 kuaj fuqi, ndërsa mund të bëhen edhe modifikime shtesë.