Stevo dhe Gordana në rreth të dytë, Reka dështon

0

Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska janë kandidatët që kanë kaluar në rrethin e dytë në garën për President të Maqedonisë së Veriut, përcjell Zhurnal.mk.

Kandidati Blerim Reka i përkrahur nga dy partitë (Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA) ka dështuar totalisht duke mos arritur të jetë të paktën afër kalimit në rrethin e dytë.

Reka, gjithashtu nuk ka arritur as të kalojë numrin e votave që kishin marrë ish-kandidatët shqiptarë Muharrem Nexhipi që kishte marrë 155 978 vota dhe Imer Selmani i cili së fundmi mori afër 150 mij vota.

Mbështetja e dobët e minimale e Rekës dëshmon edhe mos-besimin e elektoratit shqiptarë te partitë Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.

Andaj, nuk është e habitshme që të kemi edhe dorëheqje të kryetarëve të ketyre partive nga skena politike.