Kënga e re e Dhuratës, e para në këto shtete

0

Kënga “Zemër” nga Dhurata Dora dhe Soolking po shënon suksese të njëpasnjëshme.

Dhurata Dora dhe Soolking dy ditë më parë publikuan projektin e tyre me titull “Zemër”, shkruan lajmi.net.Dy artistët këngës plot ritëm ia shoqëruan edhe videoklipin, ndërsa po pëlqehet shumë nga fansat.

Përmes rrjeteve sociale, Dhurata ka bërë të ditur se kënga e saj është e para në Shqipëri, Gjermani, Zvicër dhe Algjeri.

Po ashtu, në kanalin YouTube, kjo këngë ka marrë mbi 6 milionë klikime për pak orë.