Bullgari, kapet kamioni me 288 kg heroinë

0

Autoritetet doganore bullgare kanë gjetur 288 kilogram heroinë në një kamion iranian që hyri në vend nga Turqia. Droga u zbulua në pikën e kontrollit Kapitan Andreevo. Heroina ishte vendosur në 144 pako të fshura brenda një makinerie që po transportohej me kamion. Shoferi iraian dhe një shtetas turk u arrestua nga policia.

Ata përballen me 20 vite burg nëse dënohen për akuzat për trafik droge. Bullgaria, që është rruga e kalimit të drogës nga Lindja e Mesme në Evropën Perëndimore, ka ndërmarrë hapa masiv në dy vitet e fundit për të parandaluar trafikimin e drogës. Në vitin 2018, doganierët bullgarë konfiskuan gjithsej 1.021 kilogram heroinë në kufijtë e vendit, pothuajse 20 përqind më shumë se një vit më parë.