Promovohet pulla postare me Jashar Bej Shkupin

0

Nën organizimi të Postës së Maqedonisë së Veriut dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore, u bë promovimi o pullës së re postale, “70 vite nga vdekja e Jashar Bej Shkupit”.

Gjatë këtij promovimi, folësit u shprehën se Jashar Bej Shkupi është një figurë shumë e rëndësishme për historinë e qytetit.

Sipas tyre, sakrifica dhe kontributi i tij ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e shoqërisë shqiptare në Shkup. Prandaj, ata vlerësuan, se duhet të ndjeket rruga e tij për investim në arsim cilësor dhe kulturë sepse, vetëm kjo është çelsi i pavdekshmërisë së kombit tone. Jashar bej Shkupi ka qenë kryetari i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit dhe prefekt i Shkupit nga muaji dhjetor në vitin 1880 gjer në muajin prill të vitit 1881.

Kontribut të madh dha në financimin e arsimit shqip në Shkup. Me mjete të veta materiale bëri renovimin e objekteve e monumenteve kulturoro historike të Shkupit. /Shenja