Gjatë 3 muajt e fundit në aksident trafiku janë lënduar 22 këmbësorë në rajonin e Tetovës

0

Gjatë tre muajve të kaluara të këtij viti, gjithësej 22 këmbësorë kanë qenë të lënduar në aksidente trafiku, të cilat kanë ndodhur në rajonin më të gjërë të Tetovës.

Nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë mbaruar me lëndime të rënda trupore, kurse tre këmbësorë kanë kaluar me lëndime më të lehta trupore, ku shkaku më i shpeshtë i këtyre aksidenteve  ka qenë shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve  dhe llojit të rrugës, si dhe mosdhënja e përarësis së kalimit të këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë.

Për këtë shkak, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, përsëri apelon vozitësit që ti respektojnë regullat dhe dispozitat ligjore në trafik, kur bëhet fjalë për pjesmarjen e këmbësorëve në trafik, detyrimishtë të japin përparësi kalimi, në vendkalime për këmbësorë (vizëbardha) dhe posaçërisht të kenë kujdes të madhë nëpër udhëkryqet që gjenden në afërsi të shkollave.

Në të kundërtën, do të sanksionohen në mënyrë adekuate ligjore, me parashtresa dhe gjoba me para, të cilat për këtë lloj të shkeljeve është 300 euro në kundërvlerë të denarit.

Këmbësorët këshillohen që të kujdes maksimal dhe në mënyrë të ndërgjegjëshme të sillen në trafik, të mos i kalojnë rrugët vend e pa vend, dhe në mënyrë të regulltë të lëvizin nëpër vendet ku nuk ka trotuare. Kurse gjobat për mos respektimin e regullave gjatë kalimit të rrugës apo lëvizjeve që kryejnë në trafik janë prej 20 deri 45 euro në kundërvlerë të denarit.