Ballina Aktualitet Bekim Maksuti takim me banorët e lagjes Drenovec

Bekim Maksuti takim me banorët e lagjes Drenovec

0

Shtabi komunal zgjedhor për zgjedhjet presidenciale në krye me zv.ministrin e mbrojtjes Bekim Maksuti sonte po qëndron për takim me banorët e lagjes Drenovec në qytetin e Tetovës.

Në këtë takim z. Maksuti nga afër me banorët e kësaj lagje ka diskutuar mbi zgjedhjet presidenciale, idenë dhe koncensualitetin tashmë të promovuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim si dhe rëndësia e votimit të një kandidature pro-europiane që tashmë po përkrahet nga partitë qeveritare.

Maksuti mes tjerave me banorët e lagjes Drenovec ka folur edhe mbi rëndësinë e mbështetjes së kësaj kandidature pasiqë vendit i duhet një president që do jetë i gjithë qytetarëve dhe nuk do të bllokojë procese ashtu si ka bllokuar deri më tani presidenti aktual.