Shtëpia me nënkulm për parcelë të ngushtë (Plani detaj)

0

Po ju prezantojmë planin e hollësishëm të shtëpisë, e cila është e përshtatshme për ndërtim në parcela të ngushta

Kjo shtëpi posedon edhe garazhin për një veturë dhe është ideale për familje katëranëtarëshe. Është ndërtuar në mënyrën tradicionale, me tulla, transmeton Telegrafi.

Posedon katër dhoma dhe dy banja. Në katin përdhes janë të vendosura dhoma e madhe e ndejës e cila është e lidhur me trapezarinë dhe kuzhinën, dhe tualeti.

Nga garazhi hyhet në hapësirën e cila është paraparë për kaldajë. Midis tualetit dhe dhomës së ndejës gjenden shkallët të cilat çojnë në nënkulm.

Aty gjenden tri dhoma gjumi: dhoma kryesore e gjumit me tarracë të madhe dhe hapësirën e caktuar për gardërobë dhe dy dhoma të vogla gjumi. Midis dhomave është e vendosur banja kryesore.

Të dhënat themelore:

Sipërfaqja e shtëpisë me garazh: 115,13 m²
Sipërfaqja e garazhit: 20,4 m²
Lartësia e shtëpisë: 7,35 m
Kubatura: 496,67 m3
Gjerësia minimale e parcelës: 13,50 m
Gjatësia minimale e parcelës: 24,20 m
Pjerrtësia e kulmit: 40 shkallë

Përdhesa

1. Paradhoma: 4,27 m²
2. Korridori: 6,05 m²
5. Tualeti: 0,81 m²
6. Dhoma e ndejës: 25,07 m²
7. Kuzhina: 8 m²

Gjithsej: 44,2 m²

3. Garazhi: 20,4 m²
4. Kaldaja: 5,2 m²

Nënkulmi:

8. Korridori + shkallët: 8.79 m²
9. Dhoma e gjumit: 8.42 m²
10. Dhoma e gjumit: 8.31 m²
11. Banja: 6.33 m²
12. Gardëroba: 2.96 m²
13. Dhoma kryesore e gjumit: 10.52 m²

Gjithsej: 45,33 m²

Tarraca: 20.21 m²

/Telegrafi/