Dehari: Bën për pesë pare Ziadin Selen. Dil nga puberteti dhe bëj diçka për Kombin Shqiptar!

0

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot nga Kërçova i çoi selam liderit të ASH-së, Ziadin Selës duke e thirrur që të vij në BDI pasi BDI-ja ka suksese.

“E ftojë Ziadinin që të jetë me ne, të jetë me punë të mbara. Më përmende mobilizimin e shqiptarëve për fitoren e vitit 2013 shqiptarët janë mobilizuar në histori për ideale dhe për koncepte të realizueshme, jo për misione të pamundura i dashur Ziadin. Nuk do të jem aty kur do të përpiqet secili politikan në këtë rast Ju dhe Kasami për të mashtruar shqiptarët” u shpreh Dehari sot në tubimin në Kërçovë, përcjell TS.

Dehari u shpreh se para 15 viteve ka qenë në një fazë puberteti politik ku bashkë me BDI-në e kanë provuar me kandidat shqiptarë që nuk arriti të fitojë. AI gjithashtu i bëri thirrje Selës që të del nga puberteti politik dhe të drejtoheni në një mision tjetër ku nuk do ti mashtroni shqiptarët.

Ndryshe sot është dita e trembëdhjetë e fushatës zgjedhore për president ku me 21 prill do të mbahen zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut. /TS/

VIDEO: