Erektionspillen onefitpapafitness.ch Erektionspillen genéricos potencia en España
Ballina MAQEDONI ASHMAA duhet të dorëzojë raport për reklamat e paguara politike të radiodifuzerëve

ASHMAA duhet të dorëzojë raport për reklamat e paguara politike të radiodifuzerëve

0

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) sot nga të dhënat e radiodifuzerëve për reklamimin e paguar politik të emituar në javën e parë të fushatës për zgjedhje të kryetarëve të komunave në Novo Sellë, Ohër dhe Dibër duhet të dërgojë raport të sublimuar deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), i cili duhet radiodifuzerëve t’iu paguaj mjete për reklamimin e paguar politik të emituar.

Sipas Kodit Zgjedhor, para pagesës së shpenzimeve për reklamat politike të emituar nga ana e KSHZ-së, Agjencia është përgjegjëse që të dorëzojë raport për kohëzgjatjen e përgjithshme të këtij reklamimi që ishte emituar te secili radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa për herë të dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës.

Prej atje, në pajtim me Manualin të cilin Këshilli i Agjencisë e miratoi më 29 mars të vitit 2019, radiodifuzerët kanë për detyrë që të dorëzojnë të dhëna në Agjenci për emetimin e reklamimit të paguar politik.

Në radiot dhe televizionet të cilat në bazë të marrëveshjeve të lidhura me pjesëmarrësit në proceset zgjedhore do të emitojnë reklamim të paguar politik të kandidatëve presidencialë dhe të kandidatëve për kryetarë të komunave në komunat Dibër, Novo Sellë dhe Ohër, shpenzimet, në pajtim me Kodin Zgjedhor, do t’ua paguaj KSHZ-ja në bazë të faturave të dorëzuara. Secili radiodifuzer bashkë me faturat duhet të dorëzojë media plan dhe raport për shërbimin e realizuar të nënshkruar edhe nga radiodifuzerët dhe nga porositësi i reklamimit, gjegjësisht pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore.

Radiodifuzerët të dhënat deri te ASHMAA-ja duhej t’i dorëzonin deri më 9 prill.