Italia konfirmon vazhdimin e misionit ushtarak në Libi

0

Ministria italiane e Mbrojtjes konfirmoi sot se Italia do të vazhdojë misionet e saj ushtarake në Tripoli dhe Misrata, pavarësisht ofensivës të ndërmarrë nga forcat e mareshalit, Khalifa Haftar në kryeqytetin libian.

”Misioni ‘Miasit’, i nisur në janar 2018 vijon në formën e ndihmës në Libi”, bëri të ditur Ministria në një deklaratë.

”Ky mision synon të mbështesë autoritetet libiane në përpjekjet e tyre për të qetësuar dhe stabilizuar vendin dhe kontrolluar emigracionin e paligjshëm, trafikimin e paligjshëm dhe kërcënimet ndaj sigurisë, në përputhje me linjat e ndërhyrjes të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ajo.

Ministria nuk përcaktoi numrin e ushtarëve të angazhuar këtë periudhë, por misioni parashikon 100 trupa në Tripoli dhe rreth 300 në Misrata, 200 kilometra në lindje të kryeqytetit.