Aeroplani F-35 zhduket nga radari mbi Paqësor

0

Aeroplani F-35, i vendosur në bazën Misava në verilindje të Japonisë, është zhdukur nga radarët mbi Oqeanin Paqësor gjatë trajnimit, njoftuan sot Forcat Ajrore të Japonisë.

Aeroplani ishte tre milje larg nga bregu i prefekturës së Aomorit, rreth 135 kilometra në lindje të bazës, kur humbi kontaktin me radarin rreth orës 19.27 sipas kohës lokale. Ndërkohë kanë nisur operacionet e kërkimit.

Në bazën ajrore Misava janë 13 aeroplanë luftarakë F-35A.