Serbit i konfiskohen 1.500 kilogramë kanabis në kufi me Bullgarinë

0

Policia kufitare në Bullgari ka konfiskuar 1.500 kilogramë substancë narkotike të llojit kanabis, në kufi me Serbinë.

Gjatë një kontrolli të zakonshëm, oficerët kanë arrit që ta gjejnë kanabisin e fshehur brenda një kamioni, shkruan Reuters.

Ndërsa shoferi serb i kamionit, i cili është duke u kërkuar nga autoritetet, ka arrit që të largohet duke u futur brenda një pylli që ndodhet pranë qytetit Slivnitsa.

“Identiteti i tij është i njohur dhe së shpejti do të lëshohet një urdhër-arrest nga autoritetet europiane”, ka thënë shefi i policisë kufitare, Georgi Kostov.