Raste të reja të fruthit, për një javë 109 persona të prekur

0

 Në afat prej një javësh janë paraqitur rreth 109 raste të reja të të prekurve me fruth, njoftojnë nga Instituti për shëndet publik. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja të të prekurve me fruth, 49 janë nga Shkupi, me çka 89,8% e tyre nuk janë vaksinuar asnjëherë, ose nuk dihet statusi i vaksinimit të tyre.

Nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit të kaluar, janë regjistruar 767 raste të fruthit, me çka 575 janë të lidhura edhe me sëmundje tjera epidemiologjike dhe janë lajmëruar në spitalet e Shkupit.

Sipas vendeve të banimit të përhershëm, rastet e fruthit janë regjistruar në 20 qytete të Maqedonisë, nga ata 521 raste janë nga Shkupi, 63 nga Tetova, 61 nga Kumanova, 27 nga struga, nga 18 raste janë paraqitur në Gjevgjeli dhe Dibër, 15 në Gostivar, 12 në Veles, 11 në Kërçovë, me nga 4 raste janë paraqitur nga Koçani dhe Shtipi, ndërsa në 9 qytetet e tjera të mbetura janë regjistruar numra shumë të rrallë të të prekurve. Përpjesëtueshmëria më e madhe në 100.000 mijë banorë e të prekurve nga fruthi është regjistruar në qytetin e Strugës, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga fillimi i epidemisë, në Shkup, numri i përgjithshëm të të vaksinuarve deri në moshën 14 vjeçare të cilët i janë nënshtruar fazës së parë apo asaj të dytë të vaksinimit janë regjistruar 11.475 fëmijë. Në pjesën tjetër të shtetit, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve deri në moshën 14 vjeçare janë regjistruar gjithsej 6.776 fëmijë, që i janë nënshtruar vaksinimi të fazës së parë apo asaj të dytë.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve me MRP vaksinë deri në moshën 14 vjeçare që nga fillimi i epidemisë së fruthit në të gjithë territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut përmban 18.251 persona.