Aurela Gaçe shkon në punë, por i ndodh e papritura (FOTO)

0

Aurela Gaçe është cilësuar prej vitesh nga publiku si diva e muzikës shqiptare dhe siç mund ta imagjinoni, adhuruesit e saj janë të shumtë. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku zbulon se 2 fansat e saj 10-vjeçare i kishin organizuar një surprizë me disa dhurata të vogla dhe domethënëse.

“Dy vajza diku tek 10 vjeç, më kanë parë duke u futur në studio me Stinen dhe kanë pritur në derë derisa doli Stine. ‘Jepja këtë Aurelës’ i kanë thënë. Zemrat e vogla, ma zbukuruan ditën. Lulet shoqëroheshin me letra ku shprehnin dashurinë”, ka shkruar këngëtarja. Në kartolina vogëlushet shkruanin se Aurela ishte këngëtarja e tyre e preferuar dhe nuk mungonin të vizatuara zemrat dhe yjet për t’i treguar Aurelës vlerësimin e tyre.

“Kaq mjafton për t’u ndjerë e lumtur”, ka shkruar në një foto tjetër këngëtarja. Duket se Aurela po kalon shumë kohë në studio, që do të thotë se së shpejti mund të sjellë një projekt të ri, i cili me siguri do të kthehet në hit.

ImageImage