Vdes në aksident trafiku djali i shefit të agjencisë britanike të inteligjencës

0

Djali i shefit të agjencisë së inteligjencës në Britani (MI6), ka vdekur pas një aksidenti me makinë në një pronë private në Skoci, njoftoi policia të martën.

Sam Younger, 22 vjeç, student në Universitetin e Edinburgut, vdiq në orët e hershme të së shtunës.

Policia tha se ata po e trajtojnë vdekjen si të pashpjegueshme, por duket se nuk ka rrethana të dyshimta.

“Në këtë kohë familja ka kërkuar privatësi dhe hapësirë për të kujtuar djalin e tyre të mrekullueshëm”, thanë zyrtarët policorë.

Babai i tij, Alex Younger, 55, u emërua në krye të Shërbimit të fshehtë të Inteligjencës në vitin 2014.

Younger njihet si ekspert në fushën e kundër terrorizmit. Ai ka qenë i përfshirë në ofrimin e sigurisë për Olimpiadën e Londrës 2012, raporton Reuters.