Tsipras: Të ndërtojmë ura në vend të mureve. Zaev: Kjo është një shenjë për një Ballkan të ri

0

Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një konferenë me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev në Shkup tha se mes dy vende duhet të ndërtohet ura bashkëpunimi dhe jo mure.

“Ne jemi këtu për të gjetur zgjidhje dhe për të shikuar përpara, të shohim drejt ardhmërisë. Ti largojmë nyje, të ndërtojmë ura në vend të mureve. Mbrëmë Papa deklaroi se ata që ndërtojnë mure, gjenden vetë si të burgosur në ato mure, kurse ata që po përpiqen të rrënojnë muret ata po ndërtojnë ura. Gjithsesi ne mësojmë nga historia, por edhe krijojmë historinë tonë, ky është vizion kyq për Evropën dhe Ballkanin,”-tha Tsipras.

Ai siguroi edhe një herë se Greqia do të mbështes Maqedoninë e Veriut deri në anëtarësimit e plotë në NATO dhe BE, duke theksuar se implementimi i Marrëveshjes mes dy vendeve është me rëndësi jetike.

“Sipas meje e rëndësishme për ardhmërinë e dy vendeve është krijimi i institucioneve që do të kenë kontakte dhe do të mundësoje implementimin e marrëveshjes së Prespës”, theksoi kryeministri grek Aleksis Tsipras.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me atë se cila është strategjia e dy kryeministrave për të bindur ata që mendojnë ndryshe për Marrëveshjen e Prespës, Cipras tha se me kalimin e kohës pas përfitimeve të shumta që do të kenë qytetarët e dy vendeve do të binden se kjo marrëveshje sjell vetëm të mira.

“Unë mendoj se me vetë fillimin e implementimit të marrëveshjes do të ketë mirëkuptim të ndërsjellë mes qeverive dhe mes qytetarëve. Kur do të rrisim transaksionet financiare, kur do të krijojmë vende të reja të punës, atëherë të gjithë do ta kuptojnë dëmin që kanë shaktuar problemet e 30 viteve të fundit”, tha ai.

“Kur të ktheheni pas do të shihni kohë të humbura, kur të shihni para do të shihni dy vende mike, të cilat me vendime të guximshme shkojnë para drejt ardhmërisë. Marrëveshja e Prespës dhe zbatimi i saj janë garanci për të ardhmen e dy vendeve”, tha Zaev duke shtuar se është nënshkruar marrëveshje për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar i cili sipas tij do të kontribuoj edhe më shumë për afrimin e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Kjo vizitë historike është një shenjë e qartë për kontributin për një Ballkan të ri”, tha Zaev duke përfunduar me atë se  Aleksis është shoku i tij më i mirë dhe dhe mik i madh i Maqedonisë.

Në delegacionin që po shoqëron Ciprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave të Qeverisë, marrin pjesë edhe më shumë se njëqind përfaqësues të kompanive të mëdha dhe të mesme të interesuara për investime në vend. Pasdite do të mbahet Forum biznesi në të cilin prap do të mbajnë fjalime të dy kryeministrat.