Ngacmonte seksualisht të miturat dhe rrihte gruan, dënohet me burg shqiptari

0

Një shqiptar është dënuar me 5 vite burg nga gjykata në Itali, nën akuzën e ngacmimit seksual dhe dhunimit të gruas së tij. “Është i paaftë për të frenuar instinktet e tija seksuale”, ishte konkluzioni i gjykatësit Vinicio Cantarini.

Sipas raportimit të bërë nga mediat italiane, 51-vjeçari shqiptar me profesion shofer autobusi, prej vitesh jetonte me familjen e tij në Riçione të Italisë dhe është denoncuar nga dy adoleshente për ngacmim seksual dhe dhunë në familje.

Denoncimi i parë

Shqiptari punonte si shofer i transportit publik dhe viktimën e tij të parë e gjeti në autobus. 15-vjeçarja ishte duke pritur autobusin në Santarcangelo për të shkuar në shkollë, në Rimini. Ishte ora 7:00 e mëngjesit dhe mungesa e pasagjerëve i dha guximin atij që t’i afrohej vajzës. Ai e preku adoleshenten në pjesët intime. Pas ngjarjes e mitura shkon në banesë dhe i tregon gjithçka që kishte ngjarë nënës së saj. Më pas e denoncojnë rastin në policinë e Santarcangelo-s. Ishte pikërisht guximi i15-vjeçares që çoi në hetimin e dhe më pas arrestimin e maniakut seksual në qershor të viti të kaluar. Gjykata e shpalli atë fajtor për ngacmim seksual ndaj dy të mitrave dhe dhunë në familje. U deshën disa muaj hetime për të gjetur shoferin maniak.