Erektionspillen onefitpapafitness.ch Erektionspillen genéricos potencia en España
Ballina Aktualitet Duka:Angazhohem për një Dibër evropiane

Duka:Angazhohem për një Dibër evropiane

0

Shtabi zgjedhorë i kandidatit për kryetar të Komunës së Dibrës Hekuran Duka është i gatshëm për sfidën e radhës.Drejtuesi i shtabit Artin Spahiu në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve tha se,këtë radhë beteja për Dibrën nuk zhvillohet pë të fituar kandidati Duka por për një fitore shum të thellë.

“Dega e BDI-së në Dibër së bashku me partnerin e kualicionit janë angazhuar që fitorja e kandidatit Duka të jet e thellë,por gjithnjë duke patur parasysë zhvillimin e një fushate të qetë dhe tejet demokratike.Shtabi zgjedhorë i z.Duka është në koordinim si me anëtarët poashtu edhe me Dibrën dhe rrethinën”-deklaroi kryetari i shtabit Artin Spahiu.

Ndërkohë kandidati për kryetar i komunës së Dibrës gjatë promovimit të programit të tij u zotua se në mandatin e ardhshëm do të angaxhohet për një Dibër europiane,krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e turizmit me qëllim që Dibra të bëhet atraktive jo vetëm për Dibranët por edhe të huajt.Duka më tej u shpreh se me mburje do e vazhdoj trendin zhvillimor të Dibrës sikurse tani më i ndjeri Ruzhdi Lata.

Në përkrahje të z.Duka sot pëvec liderit të BDI-së Ali Ahmeti kishin ardhur edhe zv.kryeministri Bujar Osmani,nënkryetarët Bejta dhe Mexhiti,ministra dhe kryetar komunash.

Zv.kryeministri Osmani në fjalimin e tij tha se Dibra gjeografikisht është në skaj,por vëmendja jonë për Dibrën gjithnj ka qen dhe është me prioritet dhe rëndësi të veçantë,andaj u zotua se ashtu si në qytetet tjera edhe në Dibër nuk do të mungoj investimet dhe përkrahja.