Në Kavadar u godit me veturë një këmbësor 67 vjeçar, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

0

Me 25.03.2019 rreth orës 19.30 në udhëkryqin e rrugëve “Fronti Popullor”, “8 marsi” dhe “Podleshka” në Kavadar, vetura e drejtuar nga një shofer i panjohur e ka goditur këmbësorin A.R.(67) nga Kavadari dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes.

A.R. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin në Kavadar ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe veturës për zbardhjen e rastit.