Ndiqet penalisht banori i Kërçovës, është kapur me heroin

0

Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër Xh.H.(38) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”.

Me 15.09.2017 gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit në Kërçovë, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar heroin dhe një shishe me metadon.