Librat e historisë dhe gjeografisë do të ndryshojnë sipas Marrëveshjes së Prespës

0

Librat e historisë dhe gjeografisë për arsimin fillor dhe të mesëm fillimisht do të ndryshohen sipas Marrëveshjes së Prespës. Pas takimit dyditor këtë fundjavë, anëtarët e Komitetit interdisiplinor të ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore, anëtarët e Komisionit maqedonas dhe atij grek kanë konfirmuar dinamikën e punës dhe në periudhën e ardhshme do t’i shqyrtojnë formulimet konkrete nëpër libra që vlerësohen si kontestuese. Sipas informacioneve të televizionit Alsat, pala maqedonase ka rreth 20 faqe vërejtje ndaj librave greke.

Atmosfera ishte kolegiale, konstruktive, bëhet fjalë për dy koncepte që duhet të harmonizohen dhe kjo është e pakontestueshme meqë bëhet fjalë për dy sisteme arsimore që me vite janë ndërtuar dhe të cilët kanë histori të tyre, ndërsa duhet të kenë ardhmëri të përbashkët.“  – tha Viktor Gaber,  kryetar i Komisionit maqedonas

Qëllimi i komisioneve do jetë të pastrohen librat nga formulimet problematike dhe nga çdo lloj irredentizmi, që të mos u pengojnë marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve. Afrimi i qëndrimeve i dy komisioneve, sipas burimeve të ALsat M në komitet, kanë të bëjnë edhe me mundësinë përkrah shkrimit të autorit për një ngjarje të caktuar historike, të ketë edhe mendime tjera. Qëllimi i zgjidhjes së këtillë, është që t’u mundësojnë fëmijëve vetë të krijojnë mendime për ngjarje të caktuara, por duke u ofruar mendime të ndryshme rreth ngjarjes së caktuar.

Ajo do të thotë se një formulim i caktuar është problematik, ato nuk do të hiqen, por do të ndryshohen pa lënë pasoja për gjeneratat e ardhshme. Ekspertët gjatë shënimit të librave të ardhshëm do të udhëhiqen sipas parimeve të UNESKO-s dhe Këshillit Evropian, si dhe Marrëveshjes së Prespës. Takimi i tretë të mbahet më 12 dhe 13 prill në Athinë, ku duhet ekspertët të fillojnë me shqyrtim të historisë antike, mesjetën dhe shekullin e 19.