Sfidë e re fitnesi: Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez gjithnjë e më shumë “po djersitin para kurorëzimit” (Video)

0

Edhe pse kaherë tashmë kanë fituar titullin e çiftit më sportivë në botë, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë publikuar sfidën dhjetëditore me të cilën po përgatiten për kurorëzim

Alex Rodriguez në profilin e vet ka publikuar që të dy bashkë “po djersiten para kurorëzimit” dhe solemnisht ka shpallur fillimin e ditës së tretë të sfidës, transmeton Telegrafi.

Në video ata të dy ngrohen dhe djersiten duke bërë kardio-trening dhe pastaj vazhdojnë të ushtrojnë me trajnerët.

Ata po përpiqen që ushtrimi gjithmonë të jetë argëtues, andaj Jennifer Lopez në një moment ka bërë një pauzë të vogël vallëzimi, duke u përpjekur që t’ia mësojë të fejuarit të vet disa lëvizje vallëzimi.

Përfundimisht ata dy janë çifti të cilin duhet shikuar, sepse përpiqen të duken shkëlqyeshëm dhe po ia dalin për mrekulli.

Nuk është për t’u habitur që konsiderohen çifti më sportiv në botë kur i shohim se si duken ata të dy.

/Telegrafi/