Ballina MAQEDONI Në Manastir gjendet një granatë e pashpërthyer e Luftës së Parë Botërore

Në Manastir gjendet një granatë e pashpërthyer e Luftës së Parë Botërore

0

Nuk është hera e parë që ndodh që në Maqedoni qytetarët të gjejnë granata të Luftës së Parë Botërore nëpër oborret e shtëpive të tyre.

Rasti më i ri ka ndodhur në Manastir, respektivisht në fshatin Llazhell, ku banori thotë se ka gjetur granatë të pashpërthyer.

L.A ka raportuar në SPB të Manastirit se ka gjetur granatën e kalibrit 75 mm.

Ekipi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka mënjanuar granatën për procedura të mëtutjeshme.