Organizohet Panair i Bletarisë në Shkup

0

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup sot dhe nesër do të mbahet “Panair i Bletarisë së Maqedonisë”.

Manifestimi mbahet për herë të parë në 30 vitet e fundit, ndërsa mbështetës kryesor i Panairit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nikoqir i ngjarjes dyditore është Qyteti i Shkupit, ndërsa organizator është federata e Bletarisë së Maqedonisë.