NPN Proaqua uron Ditën Botërore të Ujit!

0

Me rastin e 22 Marsit, Ditës botërore të ujit, ne si ndërmarrje që veprimtarinë tonë e kemi kryekëput me këtë mjet themelor për jetesë, e ndjejmë për obligim që në një farë mënyrë tonën të veçantë ta shënojmë këtë ditë të madhe për mbarë njerëzimin.
Pa ujë nuk ka jetë, nuk ka higjienë, nuk ka bujqësi e blegtori, nuk ka industri, nuk ka energji, dhe mbi të gjitha nuk ka ushqim.
Edhe përkundër përpjekjeve të organizatave më të mëdha humanitare në botë, për fat të keq edhe sot e kësaj dite në shekullin XXI ne kemi shumë rajone të botës popullsia e të cilave vuan për ujë, ose sepse ska ujë të mjaftueshëm, ose sepse ska ujë të pastër, ose sepse nuk ka mundësi që ta kanalizojë ujin dhe ta dërgojë deri te popullata.
Duke marrë si pikë referuese thënien e Kombeve të Bashkuara “Pa ujë nuk ka zhvillim të qëndrueshëm”, e cila si thënie mund të merret në shumë kuptime konstruktive, ne zotohemi që si ekip (I gjithë stafi I ndërmarrjes), të punojmë në mënyrë permanente që ujin tonë ta ruajmë sa më të pastër dhe më të mbrojtur dhe do të përpiqemi që në të gjitha mënyrat e mundshme ta sjellim atë deri te ju që asnjëherë mos e ndjeni mungesën e tij, edhe ju që jeni konsumatorë amvisërish, por edhe ju që jeni biznese të cilët ujin e keni lëndë të parë për ushtrimin e veprimtarisë suaj.
E vetmja gjë që ju lutemi është që ujin ta shfrytëzoni në mënyrë sa më racionale që ta kemi sa më gjatë sepse pa ujë nuk ka jetë dhe ti paguani faturat me rregull sepse vetëm me shfrytëzim racional dhe pagesë të rregullt të ujit ju jepni një kontribut të madh në ardhjen e ujit deri te rubinetat tuaja në sasi të mjaftueshme dhe me cilësi të mirë.
Edhe një herë, Gezuar Ditën botërore të ujit.
Me respekt, NPN Proaqua Strugë.

По повод 22-ри Март, Светскиот ден на водата, ние како претрпијатие што целата наша дејност ја имаме со ова основно средство за живот, чувствуваме обврска да на некој наш посебен начин да го означиме овој голем ден за човечноста.
Без вода нема живот, нема хигиена, нема земјоделие ни сточарство, нема индустрија, нема енергија, и најлошо од се нема храна.
И покрај напорите на најголемите хуманитарни организации во светот, за жал и ден денес во 21 век сеуште имаме многу региони во светот каде што населението пати за вода, или поради тоа што нема доволно вода, или затоа што нема чиста вода, или бидејќи нема можност да ја канализира водата до населението.
Земајќи ја како референтна точка изреката на Обединетите Нации “Без вода нема стабилен развој“, која како изрека може да се сфати од многу конструктивни погледи, ние се заложуваме како екипа (целиот персонал на претпријатието), да работиме постојано за нашата вода да ја зачуваме што е можно почиста и побезбедна и ќе се трудима на сите можни начини да ја донесеме до вас за никогаш да не почувствувате недостаток, и вие што сте домаќински корисници, па и вие што сте претпријатија кои како основно средство за работа ви е водата. Единствено што ве замолуваме е да ја користите водата што е можно порационално за да ја имаме што подолгу бидејќи без вода нема живот, и воедно да ги плаќате редовно сметките затоа што со рационално користење и редовно плаќање вие давате голем придонес во донесувањето на водата до вашите чешми во доволна количина и добар квалитет.
Уште еднаш, Нека ни е среќен Светскиот ден на водата.
Со почит, МЈП Проаква Струга.